Roli i Republikës së Turqisë në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit shqiptar përgjatë vitit 1997

18 shtator 11:39

Shkruan: Mr.sc. Valdrin Ferizi

Shqipëria e vitit 1997 u mbulua nga retë e zeza të cilat krijuan një anarki në shtetin n Shqiptar. Kjo situatë tejet kautike u karakterizua me protesta përleshje mes masës popullore dhe policisë me plaçkitjen dhe shkatërrimin e kazermave ushtarake la edhe qindra te vdekur.

Në këto rrethana përveç humbjes se jetëve të qindra njerëzve edhe vendet fqinje si Greqia dhe Serbia tentuan të zgjeroheshin edhe më teje në hapësirat e territorit të shtetit shqiptar të cilat hynin dhe dilnin në Shqipëri pa iu nënshtruar asnjë procedurë formale jo vetëm kaq por filluan edhe të bënin plane për aneksimin e Jugut të Shqipërisë.

Përkitazi me këto zhvillime në shtetin shqiptar, Vojsallv Shesheli do të deklaronte: “Tani Shqipërinë do ta marrim me arme gjuetie”. Kriza politike në Shqipëri e shtyri Republikën e Turqisë të jetë aktive dhe këmbëngulëse në ndihmesën e tejkalimit të krizës, duke deklaruar se Turqia garanton dhe mbron tërësinë territoriale të Shqipërisë në tejkalimin e krizës politike, duke i bërë të qartë Greqisë dhe Serbisë të cilat veçse kishin hyrë ushtarakisht në jug të Shqipërisë. Turqia haptazi u rreshtua krahas Shqipërisë duke bërë thirrje se askush nuk mund të ndërhyje në çështjet e brendshme të shteteve fqinjë.

Përkitazi më këto zhvillime ish-kryeministrja Tansu Çiler do të deklaronte: Asnjeri të mos përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë. Armët që janë marrë për ketë apo atë arsye tu dorëzohen autoriteteve zyrtare sa më parë që është e mundur. Demokracia është zgjedhja e vetme dhe zgjedhjet janë zgjedhja e vetme brenda saj. Ndërhyrjet në zgjedhje janë ndërhyrje në punë të brendshme që duhet t’i kalojë secili…

Turqia është në të gjitha platformat e luftës për demokraci qoftë brenda apo jashtë vendit do të vazhdojë të angazhohet si në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ashtu edhe në kuadër të ndihmave ndërkombëtare. Turqia do t’i jap Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme si në planin politik, ekonomik dhe ushtarak.

Për të vulosur seriozitetin e Turqisë përball zhvillimeve politike në Shqipërinë e vitit 1997 ishte deklarata e presidentit Turk Süleyman Demirelit i cili deklaron: “Me Shqipërinë kemi marrëveshje të nënshkruar për ndihmë reciproke në rast se njëri nga vendet tona rrezikohet nga një vend tjetër, vendi tjetër do t’i dalë në ndihmë” (në këtë rast Turqia) detyrohet t’i dalë në ndihmë Shqipërisë.

Pas këtyre deklaratave të fuqishme dhe serioze Greqia u detyrua që të tërhiqet nga Shqipëria sikurse edhe Serbia, por jo vetëm kaq, por ruajtja e integritetit territorial dhe krijimit të sabilitetit politik do të ndihmonte tejmase edhe situatën krijuar në Kosovë gjatë vitit 1998-99 pasi ndihma e Shqipërisë ishte kruciale si për strehimin e refugjatëve nga Kosova, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila po luftonte për çlirimin e Kosovës përballë Serbisë e pa barabartë si në numër të ushtarëve, po ashtu edhe në mjetet ushtarake moderne.

(Autori ka gradën master në marrëdhënie ndërkombëtare)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Do të ishte një gabim i madh për Ferrarin nëse…