Wolff: Ferrari gabon që fshin nga lista Vettelin

18 shtator 2019 | 11:29

“Do të ishte një gabim i madh për Ferrarin nëse do të shumëzonte me zero një pilot si Sebastian

Vetteli. Po flasim për një pilot që është 4 herë kampion bote në Formula 1”, ka thënë Toto Wolff.

Shefi i Mercedesit i ka dalë në mbrojtje patriotit të tij që nuk po kalon një moment të mirë me
makinën italiane. Asnjë fitore këtë sezon, shumë gabime në pistë dhe tashmë i parakaluar në ren-
ditje edhe nga shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc. Bilanci i deritanishëm i pilotit gjerman është negativ, çka kanë shtuar zërat për një largim të Vettelit nga “kokëkuqja”.

“Janë pikërisht momentet e vështira ato që dallojnë një pilot të mirë nga ata të jashtëzakonshëm, që dinë të kalojnë këto vështirësi. Ka pasur disa gara të këqija, por është thjesht çështje kohe. Unë nuk kam as më të voglin dyshim që së shpejti do të kemi në pistë një rival më shumë”, ka thënë Toto Wolff.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati për deputet…