Kurti e Kiçmari takohen me akademik Qosjën, flasin për historinë dhe politikën

18 shtator 2019 | 11:27

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati për deputet nga kjo lëvizje, Sabri Kiçmari janë takuar me akademik Rexhep Qosjën.

Kiçmari ka thënë se me akademik Qosjën kanë diskutuar për historinë, shkencën, letërsinë, filozofinë, diplomacinë dhe politikën.

“Së bashku me Albinin takuam sot, në mesditë, mikun tonë të nderuar akademik Rexhep Qosjën. Patëm një shkëmbim shumë të vlefshëm mendimesh në lidhje me historinë, shkencën, letërsinë, filozofinë, diplomacinë dhe politikën. Mendimi i ndritur shkencor dhe politik i profesor Qosjës ka një vlerë të veçantë për ne”, ka shkruar Kiçmari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë tubimit të presidentit afgan Ashraf Ghani ka ndodhur një…