Roma e kërkon Batshuayin

24 dhjetor 2018 | 12:56

Me Patrik Schick, i cili nuk po arrin ta gjejë golin, Roma është e detyruar të hidhet në treg për të siguruar një sulmues për pjesën e mbetur të kampionatit.

Verdhekuqtë janë rikthyer të interesohen për Michy Batshuayi, i cili aktualisht luan i huazuar te Valencia, por kartoni i tij zotërohet nga Chelsea.

Ish-lojtari i Borussia Dortmundit nuk po bind me paraqitjet në Spanjë, ku ka realizuar vetëm tre gola dhe, sipas medieve angleze, lojtari mund të rikthehet në Londër për t’u huazuar sërish te ndonjë ekip tjetër. Po sipas asaj që raportojnë në Angli, në “Pole Position” për shërbimet e sulmuesit është Crystal Palace, por as italianët nuk mbeten pas, pasi kanë kohë në ndjekje të belgut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas drekës me…