Thaçi: Do t’i propozoj Qeverisë rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së

24 dhjetor 2018 | 12:53

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas drekës me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka bërë me dije se do të kërkojë nga Qeveria rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së.

Thaçi ka thënë se këtë propozim do ta bëjë me qëllim që ushtarët e FSK-së të kenë paga të dinjitetshme.

Më tutje, ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe çështjen e bashkimit të Mitrovicës.

Duke folur për bashkimin e Mitrovicës, Thaçi ka thënë se krijimi i dy komunave në Mitrovicë është paraparë me pakon e Athisarit.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se është parë se këto dy komuna të ndara nuk kanë funksionuar dhe se është për funksionalitet.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alphonse Areola ka zgjatur kontratën me Paris Saint-Germain deri në…