Roma kërkon edhe një tjetër futbollist shqiptar

07 korrik 2021 | 20:14

Spinazzola pritet të mungojë për gjysmën e sezonit te skuadra e Romës ndaj dhe Jose Mourinho është në kërkim të një tjetër mbrojtësi për krahun e majtë. Verdhekuqtë kanë piketuar Azgjan Aliovskin si emrin më të mundshëm që mund të zëvendësojë mbrojtësin italian.

Futbollisti me origjinë shqiptare sipas “Il Tempo” shihet si afrimi më i mirë, duke marrë në konsideratë faktin që është një futbollist i lirë që nga 1 qershori.

Për Aliovskin ka interesim edhe nga Milan dhe Napoli, ndaj dhe verdhekuqtë nuk duhet të humbasin kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët me futbollistin 29-vjeçar. Sezonin e kaluar ai shënoi 2 gola dhe dha 3 asistë në 36 ndeshje aktivizim.

Roma kërkon mbrojtësin shqiptar për të zëvendësuar Spinazzolan-n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia dhe Danimarka do të përballen në kuadër të gjysmëfinales…