Roma-Lazio, mbyllet pa fitues

26 janar 2020 | 20:09

Derbi në mes Romës dhe Lazios përfundoi në barazim 1-1 pas një ndeshje që ka dhuruar dy gafa në pjesën e parë që vulosën edhe rezultatin final (Dzeko dhe Acerbi). Por, megjithatë, Strakosha ishte hero në pjesën e dytë duke pritur të paktën tre raste për gol dhe duke mbrojtur portën bardhekaltër nga pësimi i golit të dytë.

Ekipi i Simone Inzaghit ndalet në 11 fitore radhazi dhe nuk barazon dot rekordin personal me 12 fitore radhazi të viteve më parë.

Në anën tjetër, Roma merr vendin e katërt, por nuk mund të jetë e kënaqur nga pika e vetme, edhe pse në fund Milinkoviq-Saviq kishte shansin të çonte shifrat në 2-1 dhe të fundoste ekipin e Fonseca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë raketa të tipit Katyusha ranë në bregun e lumit,…