Roma pësoi debakël nga Genoa, ky është reagimi i Mourinhos

29 shtator 2023 | 12:46

Trajneri Jose Mourinho është munduar të arsyetohet pasi Roma pësoi humbje të thellë nga Genoa, me rezultat 1-4.

Trajneri portugez ka theksuar se është fillimi më i keq në karrierën e tij, por që sipas tij, Roma luajti dy finale evropiane radhazi falë tij.

“Është gjithashtu fillim më i keq në karrierën time. Megjithatë, mendoj gjithashtu se është hera e parë që Roma luan dy finale evropiane radhazi”, u shpreh Mourinho.

Portugezi u pyet gjithashtu nëse kjo skuadër e Romës mund të rikthehet.

“Është skuadra që kemi dhe me këtë skuadër duhet të dalim nga kjo situatë. Nuk ka më afat transferimi, askush nuk mund të largohet apo të arrijë, ky është grupi që kemi me cilësitë dhe problemet e tij. Nuk kemi kohë për të qarë. Mund të qajmë nga brenda, sepse na dhemb zemra, veçanërisht për mua për shkak të raportit tim me tifozët e Romës. Por do t’i kthehemi punës. Ndeshja tjetër vlen tre pikë, jo shtatë apo tetë, por bëhet një ndeshje shumë, shumë e rëndësishme për ne”, ka deklaruar Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është plagosur me armë zjarri në lagjen “Dardania”…