Romario: Po të luaja tani do të shënoja 2 mijë gola

22 maj 2024 | 15:42

Në moshën 58-vjeçare, Romario befasoi me rikthimin e tij në fushë në radhët e skuadrës America, ku është president, për të përmbushur ëndrrën e tij për të qenë në gjendje të luajë përkrah djalit të tij, Romarinhos.

E nëse me krenari thotë se ka shënuar më shumë se një mijë gola, shkon më tej në një intervistë për agjencinë “Efe”, duke thënë se, nëse do të luante në kohët e sotme, “do të kishte më shumë se 2 mijë gola”.

Lideri i Americas, i pensionuar 15 vite më parë, do të luajë në divizionin e dytë të Rios. Krahas André, ish-lojtar i Sportingut, dhe djalit të tij.

“Besoj se në fushë do të isha më i suksesshëm, sepse në ditët e sotme lojtarët janë shumë budallenj, vrapojnë shumë. Në kohën time, lojtarët ishin më teknikë dhe shumë më inteligjentë. Po të luaja sot, do të shënoja më shumë se 2000 gola. E njihja mirë veten dhe kundërshtarët e mi dhe ishim më të mirë se ata”.

Romario ka qenë gjithashtu i njohur për sjelljen jashtë fushës. Është e famshme deklarata e tij, kur i kërkonte Pelesë të heshtte, si dhe akuzat se ka pasur disa të dashura me të cilat kishte marrëdhënie në vende të pazakonta, si resorti Maracanã. Por në ditët e sotme kjo nuk është e mundur:

“Sot nuk do të mund të jetoja kështu, sepse me globalizimin, internetin, rrjetet sociale… ato mbeturina do të më shkatërronin patjetër karrierën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Elita 5 është rikthyer me një projekt të ri…