Romët janë pasuri e shoqërisë sonë

08 prill 2020 | 10:09

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Romëve, ka thënë se Kosova krenohet me romët. Në një shkrim publikuar në “Facebook”, ai shkruan se do të angazhohen edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, komunitetit rom të Kosovës i shpreh urimet më të mira. Në Republikën e Kosovës komuniteti rom luan rol të rëndësishëm dhe është pjesë aktive e jetës politike dhe institucionale.

Si shoqëri dhe si shtet ne krenohemi me komunitetin rom, ashtu si me të gjitha komunitetet e tjera që janë pasuri e shoqërisë sonë. Ashtu si deri tani, do të angazhohemi edhe më shumë për avancimin dhe integrimin e komunitetit rom në çdo sferë të jetës sonë”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për ta ruajtur këtë rrjedhë të mbarë të mësimit nga…