Ronaldinho këshillon Mbappen: Qëndro dhe fito Ligën e Kampionëve në Paris

20 prill 2022 | 16:18

Muajt ​​e fundit, Ronaldinho ka folur shpesh për PSG-në, skuadër në të cilën ai shkëlqeu para se të bëhej lojtari më i mirë në botë në radhët e Barcelonës. Braziliani dha një intervistë për “Amazon Prime Video” para klasikes kundër Marsejës dhe këshilloi Mbappenë të qëndrojë në Paris në mënyrë që të fitojë Ligën e Kampionëve në kryeqytetin francez.

“Mendoj se Mbappe po luan shumë mirë. Ai është shumë i ri, shumë i shpejtë dhe i fortë. Është e mrekullueshme ta shikosh duke luajtur. Shpresoj që ai të bëhet lojtari më i mirë në botë për të fituar Topin e Artë. Shpresoj vërtet që gjithçka të shkojë mirë për të. Do të kisha dashur të luaja me të. Sepse mendoj se jemi komplementarë për shkak të karakteristikave. Më ka pëlqyer gjithmonë të asistoj lojtarë të shpejtë, mendoj se do të ishim përshtatur mirë”, theksoi Ronaldinho kur u pyet për të ardhmen e talentit francez

Përveç kësaj, braziliani pranoi se do të ishte e mrekullueshme ta shihje atë të fitonte Ligën e Kampionëve në Paris: “A ka Mbappe gjithçka për të pasur sukses te PSG? Në kohën time nuk ishte kështu. Klubi tani është mes më të të mëdhenjve. Mund të bëhesh lojtari më i mirë në botë dhe të fitosh Champions League duke luajtur për Paris Saint-Germain. A dua që ai të qëndrojë këtu? A nuk do të ishte e bukur? Të shohësh lojtarët më të mirë të luajnë së bashku në Paris dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve do të ishte e mrekullueshme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është duke vizituar Ukrainën…