Ronaldinho rikthehet nga pensionimi, synon golin e 300-të në karrierë

15 nëntor 2026 | 15:03

Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të rikthehet në fushat e blerta në moshën 46-vjeçare, duke i dhënë fund përkohësisht pensionimit nga futbolli profesionist.

Sipas informacioneve të publikuara, ish-ylli i Barcelonës ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën italiane Ravenna, e cila garon në kategorinë e tretë të futbollit italian.

Marrëveshja parashikon një rol të dyfishtë për brazilianin, si futbollist dhe investitor në klub.

Ronaldinho pritet të paraqitet në derbin rajonal ndaj Forlì FC, në stadiumin “Bruno Benelli”. Kjo ndeshje mund të jetë një moment i veçantë për tifozët, të cilët do të kenë mundësinë ta shohin sërish në fushë një prej futbollistëve më spektakolarë të historisë.

Një tjetër detaj interesant është se braziliani, sipas shifrave të publikuara, ka realizuar 299 gola në karrierën e tij me klube dhe kombëtaren, duke qenë vetëm një gol larg kuotës simbolike prej 300 realizimesh.

Paraqitja e tij e fundit zyrtare në futbollin profesionist daton në vitin 2015, kur ishte pjesë e Fluminenses, ndërsa pensionimin e kishte konfirmuar zyrtarisht në vitin 2018.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, është nisur drejt…