Ronaldo dërgoi edhe një mesazh nga vila në Madeira

31 mars 2020 | 08:38

Gjatë ditës së djeshme, në llogarinë e vet në ‘Twitter’, Ronaldo ka dhënë një tjetër mesazh në këto ditë krize që ka kapluar gjithë botën për shkak të pandemisë së koronavirusit.

CR7 ka publikuar një fotografi me fëmijët e tij e mbi të ka shkruar: “Në këto çaste të vështira për të gjithë botën le të jemi mirënjohës, pavarësisht çdo gjëje, për shëndetin tonë, për familjen dhe për të afërmit tanë. Qëndroni në shtëpi dhe le t’i ndihmojmë të gjithë sadopak mjekët e infermierët në luftën e tyre për të na shpëtuar jetën”.

Ronaldo është vetizoluar në vilën e vet në Madeira, në vendlindje, në pritje të një sinjali nga Seria A për rinisjen e Ligës. Megjithatë, tani për tani duket e vështirë të ndodhë kjo, për faktin se Italia është vendi më i prekur në Evropë, me mbi 100 mijë persona të infektuar dhe mbi 11 mijë të vdekur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy anëtarët e një familje nga fshati Miradi e Komunës…