Ronaldo do të largohet nga Manchester United, vendimi hyn në fuqi menjëherë

22 nëntor 2022 | 19:24

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi anglez nëpërmjet një komunikate të lëshuar në uebfaqen zyrtare.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm. Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Deri te ky vendim erdhi për shkak të deklaratave të Cristiano Ronaldos duke akuzuar klubin për “tradhti”.

Gjatë intervistës në fjalë, ylli portugez madje kishte deklaruar se nuk e respekton fare trajnerin Erik ten Hag.

37-vjeçari u rikthye te “Djajtë e Kuq” në vitin 2021 nga Juventusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, bën me dije…