
Ronaldo e dëshiron Navasin në Juventus
25 nëntor 2020
| 15:49
Juventusi ka një portier të mirë në radhët e veta, Wojciech Szczesny që ka pasur paraqitje të mira për “Zonjën e Vjetër”, por Cristiano Ronaldo i ka sugjeruar Juventuisit që të transferoj portierin e PSG-së, Keylor Navas.
Ylli portugez ka një miqësi të madhe me Keylor Navas, e vlerëson shumë si portier dhe po tenton të bindë drejtuesit e Juventusit të investojnë te ish-shoku i skuadrës te “Los Blancos”, teksa Navas besohet se nuk do ta refuzonte bashkimin me CR7.