Ronaldo i dëshiron Marcelon dhe Iscon te Juventusi

21 janar 2019 | 10:24

Cristiano Ronaldo, pas transferimit në Torino, kërkon që të tërheqë me vete dy lojtarë, që tek Reali nuk po shkojnë shumë mirë me trajnerin Solari.

Ata janë Marcelo dhe Isco, të cilët janë fiksuar në stol nga tekniku spanjoll dhe nuk po e gjejnë veten te “Los Blancos”. Miqësia e Ronaldos me Marcelon është e madhe dhe duket se është dhe e pandashme. Ata lidhen shumë mirë në fushën e lojës dhe jo vetëm. Kështu që Ronaldo ka shtuar kontaktet me brazilianin dhe kërkon ta tërheqë me vete në Torino.

Marcelo është vërshëllyer nga tifozët në golin e parë të pësuar nga ekipi i tij dhe duket se nuk ndien më siç ka ndjerë për atë fanellë. Nga ana tjetër edhe Isco nuk po kalon një moment të mirë te Reali dhe kërkon që të lëvizë nga Madridi. Ronaldo me spanjollin kanë një marrëdhënie të mirë dhe skuadra e Juventusit intrigon lojtarin, pasi ka shumë yje në organikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greva në të gjitha institucionet arsimore në Kosovë ka hyrë…