Ronaldo: Jam më i motivuar se në vitin 2004

10 qershor 2021 | 18:03

“Nuk ia vlen të premtosh fitimin e trofeut apo të bëjmë parashikime. Ajo që mund të premtoj është se ne do të luajmë çdo ndeshje për ta fituar”. Këto janë fjalë të Cristiano Ronaldos, yllit të përfaqësueses së Portugalisë, kampiones në fuqi, në prag të Kampionatit Evropian.

Ai thekson se është i motivuar si në vitin 2004, kur luajti turneun Evropianin e parë me përfaqësuesen e tij. “Pritshmëritë janë të mëdha, ne kemi fituar dy tituj shumë të rëndësishëm në vitet e fundit dhe kjo sjell përgjegjësi. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”, ka deklaruar Ronaldo.

Kampionët në fuqi do të ballafaqohen në grup dy kundërshtarë të kalibrit më të lartë, siç janë Gjermania dhe Franca. “I respektojmë të gjitha ekipet kombëtare. Jemi në fazën finale të një Kampionati Evropian, nuk ka ndeshje të lehta. E pres këtë Evropian si të ishte i pari për mua. Ndihem po aq ose më i motivuar se në vitin 2004, ne jemi kampionë në fuqi dhe përsëri jemi ndër kandidatët për suksesin përfundimtar”, ka shtuar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës është…