Ronaldo jep lajmin e dhimbshëm për fansat e tij

04 nëntor 2025 | 21:04

Tifozët e futbollit kanë marrë një lajm drithërues nga pesë herë futbollisti më i mirë në botë.

Cristiano Ronaldo ka pranuar se fundi i karrierës së tij si futbollist po afrohet.

Në një intervistë ekskluzive me Piers Morgan, ylli portugez i Al Nassr tregoi se ndien se momenti i pensionimit po vjen shumë shpejt.

“Së shpejti. Por mendoj se do të jem i përgatitur. Do të jetë e vështirë, sigurisht. Ndoshta do të qaj, po, do të jetë shumë, shumë e vështirë. Por unë e kam përgatitur të ardhmen time që kur isha 25, 26, 27 vjeç” u shpreh Ronaldo.

Legjenda e futbollit shtoi se pas përfundimit të karrierës nuk e sheh veten të qëndrojë në botën e futbollit.

“Asgjë nuk mund të krahasohet me adrenalinën që ndjejmë kur shënojmë një gol. Por kam pasione të tjera. Kur të tërhiqem dua të kem më shumë kohë për veten, për familjen time, për të rritur fëmijët. Dua të jem më shumë familjar, më i pranishëm. Kam hobi të miat, më pëlqen UFC, duelet, edhe padel”, përfundoi 40-vjeçari.

Me këtë rrëfim të sinqertë, Ronaldo ka prekur miliona tifozë në mbarë botën, duke lënë të kuptohet se një epokë e artë e futbollit po i ndjen erën fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka…