Ronaldo: Koha për të kërkuar një sfidë të re

22 nëntor 2022 | 22:02

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit nga Manchester United.

Sulmuesi i kombëtares portugeze dhe klubit kanë ndërprerë sot kontratën me marrëveshje të ndërsjellë të palëve.

“Pas negociatave me Man United, ne ramë dakord që ta ndërpresim kontratën para kohe. Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Në të njëjtën kohë, ndjej se ka ardhur koha që unë të kërkoj një sfidë të re. I uroj skuadrës suksese në pjesën e dytë të sezonit dhe në të ardhmen”, citon Ronaldo për gazetarin  e The Telegraph, Matt Lowe.

Më herët, Cristiano dha një intervistë në të cilën kritikoi drejtimin e Manchester United dhe trajnerin Eric ten Hag. Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 16 ndeshje për United këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Ridvan Berisha ka folur për procesin e dialogut Kosovë…