Ronaldo në Arabi, Georgina udhëtoi mes luksit me avion privat për në…

03 tetor 2023 | 11:18

29-vjeçarja ndau me miliona ndjekësit në “Instagram” një sërë fotografish nga udhëtimi i saj i fundit në Paris

Georgina Rodriguez u dha së fundmi fansave një paraqitje të shkurtër të stilit të jetës luksoze të saj dhe të Cristiano Ronaldos me disa foto.

29-vjeçarja ndau me miliona ndjekësit në “Instagram” një sërë fotografish nga udhëtimi i saj i fundit në Paris. Bukuroshja me origjinë argjentinase duket mjaft e relaksuar, ndonëse bashkëshorti i saj vijon punën në Arabinë Saudite.

Në një prej pozave në fjalë, Georgina zbuloi këmbët e saj të gjata, teksa pozoi me një fustan të shkurtër ulur në një sedilje, e veshur me çizme dhe nuanca të zeza deri te gjuri.

Te seti i dytë kemi një pamje nga afër të një çante të vogël ngjyrë vjollcë dhe një dore, e cila kishte një unazë të madhe diamanti në të, shoqëruar me një mori bizhuteri të tjera të shtrenjta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike ka qenë shënjestër e…