Ronaldo në bisedime me Bayernin

15 nëntor 2022 | 10:10

Cristiano Ronaldo ka zhvilluar bisedime me Bayern Munich, teksa planifikon një arratisje nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Në një intervistë me Piers Morgan, Ronaldo pohoi se ndihet i tradhtuar sepse trajneri i United, Erik ten Hag dhe drejtuesit e klubit po përpiqen ta detyrojnë atë të largohet nga klubi.

Por Sportsmail merr vesh se Ronaldo dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, u takuan me Bayernin javën e kaluar pasi zyrtarë nga gjigantët e Bundesligës fluturuan në Angli për bisedime.

Mendes e propozoi Ronaldon te Bayern dhe një numër klubesh të tjera, duke përfshirë Chelsean, Sporting Lisbonën dhe Napolin gjatë verës në një përpjekje të dëshpëruar për ta larguar nga Unitedi.

Shefi ekzekutiv i Bayern-it, Oliver Khan, konfirmoi në korrik se ata kishin konsideruar një lëvizje për Ronaldon, por tha se ai nuk përshtatet në ‘filozofinë’ e klubit.

Gjermanët gjithashtu hezituan të paguajnë pagën e lojtarit prej 500 mijë funteve në javë, pasi i paguan Liverpoolit 35 milionë funte për Sadio Mane si zëvendësim për Robert Leëandoëski.

Sidoqoftë, Bayern e ka ringjallur interesin e tyre mes shqetësimeve për gjendjen fizike të Mane dhe pasigurinë për të ardhmen e Eric Maxim Choupo-Moting.

Ronaldo është i dëshpëruar të luajë sërish në Ligën e Kampionëve. Në mënyrë intriguese, Bayern do të përballet me Messin dhe Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, në 1/16 e finales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë fton të gjithë qytetarët e…