Ronaldo, njeriu më me ndikim në botë, lë pas Trumpin dhe Papën

21 tetor 2018 | 13:17

Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale dhe jo vetëm në fushën e sportit, por edhe mes emrave të njohur të planetit.

Ky përfundim ka ardhur falë një sondazhi të bërë nga KPMG.

Sipas kësaj agjencie, portugezi i Juventuesit rezulton të jetë personazhi më me influencë në botë. Më shumë se Messi, Papa Françesku dhe Donald Trump.

Në sferën e tij, atë të futbollit, CR7 numëron rreth 340 milionë ndjekës në “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter”, kundrejt vetëm 205milionë ndjekësve të Neymar dhe 189 milionë ndjekësve të Messit.

Në nivel sportistësh të të gjitha fushave, “diva e futbollit” është edhe më superior, pasi i pari nga sportet e tjera është Le Bron James, i cili ka vetëm 106 milionë ndjekës.

E pamundur të krahasohen me Ronaldon edhe njerëz të tjerë të famshëm, jashtë fushës së sportit.

Kështu, Justin Bieber dhe Taylor Swift kanë vetëm 300 milionë fansa, ndërsa Barack Obama ndalon në 176milionë, i ndjekur nga Trumpi dhe Papa, të cilët janë shumë larg, me vetëm 90 dhe 11milionë ndjekës.

Me pak fjalë, i pamposhtur?

Mbase jo, sepse sipas një postimi që mban firmën e Instagram, “Topi i Artë” është i treti në klasifikim, pas Kylie Jenner dhe Selena Gomez në një klasifikim të veçantë, i cili ka parasysh përfitimet ekonomike të çdo postimi fotografik: 750 mijë dollarë kundër 800 mijë të Gomezit dhe 1 milionëshit të Jenner. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zymer U. Neziri Viti 1968, me kërkesat kryesore për Republikë,…