Peja ’68 dhe 50-vjetori i kërkesave për Republikë, Kushtetutë e Vetëvendosje

21 tetor 2018 | 13:07

Zymer U. Neziri

Viti 1968, me kërkesat kryesore për Republikë, Kushtetutë e Vetëvendosje u bë pjesë e historisë më të re dhe lidhet edhe me ko¬hën nga Kongresi i Ber¬linit, 1878, kur Fuqitë e Mëdha e copëtojnë Shqipërinë dhe krimi i tyre va¬zhdoi me rico¬pë¬ti¬min e Shqi¬¬përisë dhe në Konferencën e Am¬ba¬sa-dorëve në Londër, më 1913.

Viti 1968 ta kujton se sot Re¬pu¬b¬lika e Kosovës ka vetëm një pjesë të vogël të territorit të Vilajetit të Kosovës dhe bashkë me Rep¬u¬bl¬i¬kën e Shqi¬përisë ka¬në vetëm afër gjys¬mën e viseve shqi¬p¬t¬are. Siç e dini, ajo u copëtua edhe sivjet, më 21 mars, kur 80 deputetë ia dhuruan Malit të Zi një të tretën e Rugovës dhe një pjesë të Podgurit.

Viti 1968 lidhet me kohën kur tre milionë shqi¬p¬tarë ishin nën so¬vra¬ni¬tetin e Serbisë, të Maqedonisë e të Malit të Zi, dhe dolën në demonstrata. Demonstratën e parë e organizoi grupi i studentëve të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren. Ky grup, në krye me studentin Meriman Braha, ishte bër¬thamë e organizimit në rrafshin e Dukagjinit, në Prizren, më 6 tetor, në The¬ra¬ndë (Suharekë), më 8 tetor, për¬gjegjës Haxhi Bajraktari, dhe për Pejë, më 19 te¬tor, përgjegjës Zymer Neziri. Ky grup ishte në lidhje edhe me një grup tjetër, për Rra¬fshin e Kosovës, në Prishtinë. Lidhjen e mbante studenti Isa De¬maj, që veproi edhe në themelimin e Grupit të Pejës, në or¬-ganizimin e De¬monstratës në Pejë dhe mori pjesë edhe në Demonstratën e Prishtinës, ku u pla¬g¬os.

Grupi i Pejës, ku bënin pjesë edhe Ramadan Blakaj dhe Xhemajl Gashi, organizoi grupe pune në qytet (nxënës, studentë, arsimtarë, zejtarë, fshatarë) dhe veproi në ilegalitet të thellë. Nga grupet në qytet, kryesori ishte ai i Shkollës Normale: Miftar Tishuku, Demë Mulliqi, Rexhep Ferizi, Sy¬¬lë Kuçi, Sadik Bin¬aku. Xhemajli e koordinonte punën me këtë grup dhe veproi me shu¬më për¬ku¬sh-tim. Edhe Ra¬ma¬dani veproi me kujdes dhe guximshëm me grupin the¬tër, të Shkollës Ek¬o¬no¬m¬ike. Organizime u bë¬në edhe në Gjimnaz dhe pjesërisht në Shkollën e Lartë Komerciale.

Ze¬jtarët Rexhep Berisha e Ali Azem Lajçi, me nxënësen Emine Neziri kanë përgatitur tërë natën shenja identifikuese kuq e zi për demonstratë, kurse studenti Murat Gorani e pra¬noi detyrën dhe e solli në Pejë flamurin nga Prizreni.

Dua të shtoj se për flamurin kishim më shumë frikë nga ndonjë sulm i popullsisë malazeze sesa nga policia, prandaj u krijua edhe njësiti i mbrojtjes së tij dhe ai ishte shumë i suksesshëm para rrezikut të Stacioni i Trenit. Fatkeqësisht, ai u dogj në pranverën 1999.

Peja dukej madhështore më 19 tetor 1968, nga brohoritjet e rreth 7000 demonstruesve për Re¬pu¬b-likë, për Flamur, për Kushtetutë e për Vetë¬vendosje. Peja nuk ka qenë asnjëherë më e gjallë se atë ditë nga këngët atdhetare, që ushtonin deri në Zatra e në Tabje dhe deri në Grykë të Ru¬govës. Peja i shtroi edhe me shkrim kërkesat e veta, që u lexuan në shesh, dhe ia lëshoi radhën Pri¬sh¬ti¬nës. Ndihmuan në organizim edhe Sadri Kelmendi, arsimtar, Riza Smaka, student, Tafë Shala, bujk, nxënësen Hatmane Selmanaj, Shahë Fetaj, Shpend Blakaj, Sadik Gashi e shumë e shumë të tjerë. Sa do të doja t’i përmend të gjithë, por kjo sot nuk është e mundur. Ndihmë dha edhe brezi tjetër: Ra¬madan Shala, Remzi Baloku, Neziri Gashi, Murteza Nura, Avni Lama, Ymer Neziri etj., si dhe brezi pa¬ra tyre: Sylë Mehmeti, Mulla Zekë Bërdynaj, Sami Peja, Haj¬ru¬llah Gorani etj.
Sot, përulemi para pjesëmarrësve të 19 tetorit ‘68, që nuk jetojnë më. I kujtojmë me respekt mb-ro¬¬jtësit tanë nga su¬lmet politike dhe aku¬zat, në tubimet e bashkësive lokale, kurse Kape¬sh¬ni¬cën e tri¬¬mërisë e kuj¬to¬jmë me kre¬nari, ku u mbajt edhe takimi i parë i Grupit të Pejës, te Mullini i Be¬k¬ës. Brezi ‘68 bën të quhet hallkë his¬to¬rike e bashkimit të kombit të ndarë shqiptar, që i hapi derën Brezit ‘81 dhe shënon fi¬¬llimin e shpër¬bërjes së Federatës ju¬¬go¬sllave, që tash nuk ekziston, pas lu-ftës fitimtare të Ushtrisë Çli¬rim¬ta¬re të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëmendja e futbolldashësve mbrëmjen e sotme do të jetë në…