Ronaldo: S’dua të jem modest, por jam më i mirë se Messi

04 nëntor 2025 | 16:26

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është shfaqur përsëri në një intervistë me Piers Morgan. Intervista do të transmetohet këtë javë, ka njoftuar Morgani, i cili ka zhvilluar një intervistë 80-minutëshe me Ronaldon në shtëpinë e tij në Arabinë Saudite.

Megjithatë, disa pjesë të intervistës janë publikuar, përfshirë një bisedë rreth Lionel Messit. Morgani ka cituar Wayne Rooneyn te Ronaldo, i cili ka thënë se nuk e urrente Ronaldon, por se Messi ishte një lojtar më i mirë se ai.

Ronaldo është përgjigjur, duke thënë se është më i mirë se Messi.  “Nuk kam problem me këtë deklaratë, por nuk pajtohem, unë jam më i mirë se Messi. Nuk do të përpiqem të jem modest”, ka thënë Ronaldo. Ronaldo e ka fituar Topin e Artë pesë herë, duke qenë lojtari më i mirë në botë në vitet 2008, 2013, 2014, 2016 dhe 2017. Ai ka qenë nënkampion gjashtë herë (2007, 2009, 2011, 2012, 2015 dhe 2018). Ndërsa Messi e ka fituar Topin e Artë tetë herë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021 dhe 2023), dhe ka qenë nënkampion pesë herë (2008, 2013, 2014, 2016, 2017), çdo herë pas Ronaldos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar…