Ronaldo sërish në qendër të vëmendjes me fizikun muskulor

12 gusht 2020 | 11:13

Ndërkohë që po i shijon pushimet me familjen, Cristiano Ronaldo ka tërhequr interesimin e faqeve rozë me pozat e shpërndara në rrjetet sociale. 35-vjeçari, partnerja e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët janë duke kaluar çaste argëtimi në jahtin e tyre luksoz që ka vlerën rreth gjashtë milionë euro.

Ndërsa krahas modelueses që merr vëmendjen sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, edhe superylli i Juventusit përfolët në faqet rozë. Ronaldo është i njohur për kujdesin e vazhdueshëm për fizikun e tij, prandaj sa herë që publikon fotografi që tregojnë figurën e tij muskulore merr pëlqime të shumta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshet me prejardhje shqiptare, Elena dhe Rita Ora, po vazhdojnë…