Ronaldo sot feston ditëlindjen

05 shkurt 2023 | 09:25

Legjenda e futbollit modern, Cristiano Ronaldo, sot feston ditëlindjen e tij të 38-të.

Ditëlindja e 38-të e gjen Ronaldon në Riad të Arabisë Saudit, diçka që pakkush e kishte pritur, pasi portugezi nënshkroi me klubin arab, Al-Nassr, në një marrëveshje rekord.

Ronaldo konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij, bashkë me argjentinasin Lionel Messi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shumë rekorde në emrin e tij.

Ai ka fituar katër Këpuca të Arta evropiane dhe pesë Topa të Artë. Në karrierën e tij, Ronaldo ka fituar 34 trofe, duke përfshirë Kampionatin Evropian, Ligën e Kombeve, pesë Champions League dhe shtatë tituj të ligës.

Ronaldo mban rekordet për më së shumti paraqitje (183), gola (140) dhe asistime (42) në Ligën e Kampionëve, gola në Kampionatin Evropian (14), gola ndërkombëtarë (118) dhe më së shumti paraqitje ndërkombëtare (196).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa marrëdhëniet midis Berlinit dhe Pekinit përkeqësohen, qyteti gjerman i…