Ronaldo: Superkupa e rëndësishme, synojmë edhe titullin

21 janar 2021 | 16:54

Juventusi e ka fituar Superkupën e Italisë pas fitores 2-0 me Napolin. Golat e fitores u realizuan nga Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata në pjesën e dytë, teksa Andrea Pirlo shijoi trofeun e parë si trajner.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë në një fushë të keqe. Ia dolëm të fitojmë Superkupën, një trofe i rëndësishëm sidomos në aspektin e besimit që do të injektojë te skuadra”, ka thënë Ronaldo.

“Seria A? Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit. Ne mund ta fitojmë titullin. Do të jetë një betejë e madhe, por kemi shanset tona. Kemi pasur një qëndrim ndryshe në krahasim me ndeshjen kundër Interit, ndaj të cilëve luajtëm shumë keq. Skuadra luajti keq, por tashmë kaloi ajo ndeshje”, ka deklaruar Ronaldo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.01.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjakovë 1.…