Ronaldo thyen një rekord evropian me golin kundër Marokut

20 qershor 2018 | 15:25

Cristiano Ronaldo ka thyer një rekord të ri pas golit që ka shënuar kundër Marokut, në kuadër të Kupës së Botës.

Superylli i Portugalisë dhe Real Madridit tani është bërë lojtari i dytë evropian me më së shumti gola të shënuara për kombëtaren në histori.

Ish-lojtari i Sportingut dhe Manchester Unitedit, me 85 gola ka kaluar ikonën e Hungarisë, Ferenc Puskas, i cili ishte i pari në Evropë me 84 gola të nivelit ndërkombëtar.

Po ashtu Ronaldo është lojtari i vetëm i Portugalisë që nga Jose Torres në vitin 1966, që shënon gol me këmbë të djathë, të majtë dhe me kokë në një botëror të vetëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, kryetari…