Rooney rikthehet në kombëtare

04 nëntor 2018 | 12:07

Waney Rooney mund të rikthehet të luajë me kombëtaren e Anglisë. Sipas “The Sun”, sulmuesi që militon në Amerikë, do të veshë edhe njëherë fanellën “Tre Luanëve”, por kjo do të ndodhë vetëm për 1 ndeshje.

Do të jetë pikërisht miqësorja e “Wembley” që anglezët do të luajnë përballë SHBA-së.

33-vjeçari ka zhvilluar 119 ndeshje me kombëtare ne Anglisë, ku dhe ke realizuar 53 gola. Gjithashtu ish-sulmuesi i Manchester United dhe Evertonit ka mbajtur edhe në 22 ndeshje shiritin e kapitenit. Miqësorja me SHBA-në do të zhvillohet për bamirësi në kuadër të shoqatës “Wayne Rooney Foundation”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e diele) zhvillohen tri ndeshjet tjera në IPKO Superligën…