Rossi mohon planet për martesë me bukuroshen italiane

07 janar 2019 | 10:57

Prej më tepër se një muaji Valentino Rossi ka marrë pushimet, pasi mbylli sezonin e 2018-s dhe është në pritje të marsit, për të filluar një tjetër vit si pilot i Moto GP-së.

Edhe këtë herë piloti italian do të garojë mbi motorin Yamaha, por synimi është të rikthehet te titulli kampion që i mungon prej disa vitesh.

Në pritje të sezonit të ri, Vale Rossi po shijon pushimet nën shoqërinë e të fejuarës së tij, Francesca Sofia Novello, me të cilën është folur se do të martohet së shpejti. Por Yamahas ka pohuar se ende nuk kanë vendosur asgjë në lidhje me martesën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është një periudhë lumturie për Ricardo Kakan, i cili ka…