Rossi: Yamaha duhet ta marrë Quartararon

15 tetor 2019 | 12:18

Valentino Rossi ka edhe një vit kontratë me motorin Yamaha, çka do të thotë se ai do të zbresë në pistë në MotoGP edhe vitin 2020.

Por ende nuk dihet çfarë do të ndodhë në vitin 2021 me pilotin italian, i cili është legjendë e garave të motoçiklizmit. Rossi e ka të qartë të ardhmen dhe i jep një këshillë Yamahas: “Do të ishte një çmenduri nëse te Yamaha nuk afrojnë talentin francez Fabio Quartararo. Për mua ai është e ardhmja e Moto GP. Shpresoj që gjatë vitit tjetër ta bindin për të firmosur për Yamaha”.

Fabio Quartararo debuton këtë sezon në Moto GP dhe piloton motorin Yamaha Petronas, çka mund ta lehtësojë këtë lëvizje në merkaton e pilotëve. “Është i shpejtë, konstant dhe nuk bën gabime. E njeh motorin Yamaha dhe arrin ta frenojë këtë motor më mirë se kushdo tjetër”, ka shtuar Rossi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitin e ardhshëm, “Apple” do të nxjerrë variantin e ri…