Rozeta Hajdari sot mban konferencë për medie

06 gusht 2025 | 08:17

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të mbajë sot konferencë për medie.

Konferenca ishte paraparë të mbahej dje, por u shty për sot në orën 14:30.

Nga kabineti i Hajdarit deklaruan se konferenca u shtye për shkak të angazhimeve të ministres në detyrë.

Konferenca e sotme vjen 6 ditë pasi Hajdari u intervistua nga Prokuroria Speciale, rreth skandalit me rezervat shtetërore.

Atë ditë Hajdari pohoi se u intervistua lidhur me rezervat, duke e akuzuar Prokurorinë për proces të paligjshëm dhe hyrje në MINT për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët…