
Rrahje me shufra hekuri në Mitrovicë, 18-vjeçari shtrihet në QKUK
Një rrahje është regjistruar mbrëmë në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës, ku një i mitur ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një sulmi brutal.
Tre persona kanë shkuar te shtëpia e viktimës A. D., rreth 18-vjeçar, për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur më 31 gusht. Në vend që çështja të zgjidhej me bisedë, situata ka përfunduar me dhunë fizike.
Të dyshuarit janë identifikuar si J. A., rreth 22-vjeçar, A. A., rreth 20-vjeçar dhe A. A, rreth 18-vjeçar. Sipas hetimeve, ata e kanë sulmuar viktimën me shufra hekuri, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
I mituri fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, por për shkak të frakturave të konstatuara në kokë, është transferuar në QKUK në Repartin e Neurologjisë.
Njësia e Hetimeve ka intervistuar të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, dy prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga policia.