Rrahje në shkollën ‘Kadri Kusari’ në Gjakovë, një nxënës kapet me thikë

18 maj 2023 | 10:46

Rrahjet mes nxënëseve në shkollat fillore e të mesme në këtë vit shkollor kanë qenë mjaft të shpeshta. Të tilla ngjarje po alarmojnë prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre në institucionet e arsimit, por edhe përreth tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në shkollën e mesme ekonomike ‘Kadri Kusari’ në Gjakovë, ku janë përfshirë tre nxënës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë arrestuar të dyshuarit dhe më pas për shkak të lëndimeve trupore, dy prej tyre kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit trupor, njërit prej të dyshuarve i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Të miturit kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin para hetuesve policorë dhe gjithçka dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti verbal mes tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe njëri prej të miturve do të hetohet edhe për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një postim rrjetin social Facebook, ditë me parë, Ministri…