Rrahman Jakupi, kryesues i Kuvendit Komunal të Shtimes

09 tetor 2023 | 11:57

Kuvendi  Komunal i Shtimes të hënën me vota unanime të anëtarëve prezent ka zgjedhur kryesues Rrahman Jakupin, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

Rrahman Jakupi ka qenë zyrtar i informimit në Komunën e Shtimes, kryesues i Kuvendit 2013-2017 dhe nënkryetar komune 2017-2021.

Ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Nerodimes.

 

Është kandidat për doktoraturë në fushën e sigurisë në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Pejës ka njoftuar se përforcimi më i ri…