Rrahmani: Besojmë se mund të kualifikohemi në ‘Euro 2020’

17 shkurt 2020 | 21:09

Amir Rrahmani beson se Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Në fund të muajit mars Kosova do të përballet me Maqedoninë, ku do ta kërkojë fillimisht finalen në “play-off” të Nations League dhe më pas kualifikimin në “Euro 2020”.

Kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani, në një intervistë për “Super Sport”, tha se të gjithë te Kosova besojnë se mund ta bëjnë ëndrrën realitet. “Besojmë që mund të arrijmë të kualifikohemi në ‘Euro 2020’. Kemi kundërshtar të fortë, por të gjithë besojmë. Duam të gjithë të kemi paraqitje më shumë të jemi të gatshëm për ato ndeshje. Si kjo mundësi kemi pak në karrierën tonë si futbollistë andaj shpresojmë që të arrijmë atje. Maqedonia ka futbollistë që luajnë në ekipe të mëdha, nuk janë të dobët, kanë sulm të rrezikshëm”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa në Kosovë po festohet 12 vjetori i Pavarësisë së…