Rrahmani: Jam i lumtur që jam rikthyer në Kombëtare (video)

20 mars 2024 | 15:43

Pas stërvitjes sot ka folur edhe sulmuesi Albion Rrahmani, i cili është rikthyer në Përfaqësuesen e Kosovës pas lëndimit. Ai është shprehur i lumtur që sërish i është bashkuar “dardanëve”, derisa ndeshjet i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme edhe për faktin se janë miqësore.

“Jam shumë i lumtur që përsëri jam pjesë e Kombëtares pas lëndimit. Tani rikthyer në formën time më të mirë të mundshme dhe jam i gatshëm të jap 100%. Edhe pese janë miqësore janë ndeshje të rëndësishme, por do të na shërbejnë më shumë për të njohur trajnerin, taktikat e tij dhe të gjithë bashkëlojtarët njëri-tjetrin me taktika të reja dhe shpresoj të dalim me rezultate pozitive pasi do të jenë shtysë e madhe për neve për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet në shtator”, ka thënë Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka…