Rrahmani: Kurti s’ka guxim ta sulmojë Osmanin
Deputeti Eman Rrahmani, ka folur për raportin e kryeministrit Albin Kurti me ish-presidenten Vjosa Osmani, në kontekst të qëndrimeve që njëjtit mund të kenë gjatë fushatës.
Ai ka thënë se Kurti s’ka guxim ta sulmojë Osmanin dhe se do ta ruajë qetësinë me kalkulim për të mos humbur votues.
“Në fushatë, Albin Kurti s’ka guxim të flasë keq për Vjosa Osmani; do ta ruajë qetësinë, kalkulim për të mos humbur votues nuk bën të jetë presidente e Kosovës. Ta them tash, kanë me dalë njerëz përreth tij që kanë me fol për Vjosën, por ai personalisht nuk ka me pas guxim asnjëherë të dalë dhe të flasë asnjë fjalë për Vjosën. E gjithë kjo është e kalkuluar vetëm në aspektin elektoral. Domethënë, përderisa i bëhen pyetje qytetarëve privatë, qofshin prej çfarëdo lloji, pse po e sulmoni Vjosën, ai thotë se nuk është duke e sulmuar dhe nuk merret me të, duke lënë të kuptohet se ajo e ka kryer detyrën e saj. Strategjikisht, prej tani e tutje, Albin Kurti asnjëherë nuk ka me pas guxim me e sulmuar në fushatë zgjedhore Vjosa Osmanin për moskandidim apo për aktivitetin e saj si presidente dhe, në fakt, ai ua ka obligim qytetarëve me ua shpjeguar pse nuk e ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente”, ka deklaruar Rrahmani në emisionin “Kosova Live” në “T7”.



