Rrahmani: Mbajeni mend këtë foto për gjithë jetën

24 prill 2023 | 13:09

Napoli arriti të fitonte në Torino vetëm në sekondat e fundit ndaj Juventusit, fitore kjo që afron edhe më shumë me titullin kampion.

Kurorëzimi i napolitanëve është vetëm çështje kohe, duke qenë se kryeson me 13 pikë para Lazios kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga fundi i kampionatit. Mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani mori pak sekonda në këtë takim, duke qenë se vinte nga një dëmtim në këmbë dhe ishte grumbulluar për ndeshje vetëm në minutat e fundit.

Megjithatë, kjo nuk e ka zbehur entuziazmin e mbrojtësit që nëpërmjet rrjeteve sociale, ka provokuar jo pak tifozët kundërshtarë.

“Mbajeni mend këtë foto për gjithë jetën”, shkruan Rrahmani në foton e festës pas ndeshjes. Rrahmani ka qenë protagonist këtë sezon me Napolin, duke zhvilluar ndeshje pozitive dhe me vlerësime nga specialistët e futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka kaluar në finalen e madhe të Kupës…