
Rrahmani mungon ndaj Fiorentinës, në pikëpyetje ndaj Cityt
09 shtator 2025
| 16:22
Napoli ka dalë së fundmi me një njoftim zyrtar për rezultatin e ekzaminimeve mjekësore për Amir Rrahmanin. Mbrojtësi i Kosovës ka pësuar një dëmtim të shkallës së ulët në bicepsin femoral të kofshës së djathtë, një lajm i keq për trajnerin Antonio Conte.
Rrahmani nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Fiorentinës, ndërsa rrezikon të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt. Objektivi i tij është rikthimi më 22 shtator, në takimin e kampionatit kundër Pisës. Mbrojtësi “dardan” u lëndua gjatë përballjes Kosovë – Zvicër dhe në marrëveshje me stafin mjekësor të Napolit vendosi të kthehej menjëherë në Itali për ta shmangur përkeqësimin e gjendjes. Ai ka nisur tashmë procesin e rehabilitimit.