Rrëfimi i Naser Imerit nga “Ariani Company”: Për 20 vjet ndërtoi 6500 banesa, i ka në proces të ndërtimit edhe 43 blloqe tjera

13 gusht 2023 | 10:36

Sot njihet njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë, duke përfshirë disa fabrika brenda saj.

Kjo është “Ariani Company” e cila udhëhiqet nga Naser Imeri, bashkë me 7 vëllezërit e tij dhe familjarë tjerë, shkruan Epoka e re.

Drejtori i “Ariani Company” në një rrëfim ekskluziv në një emision në T7 ka rrëfyer për mënyrën se si ka filluar rrugëtimin në biznes.

Imeri ka rrëfyer se kompania sot ka mbi 500 të punësuar e mbi 6500 banesa të ndërtuara që nga viti 2000.

Ai ka rrëfyer se fillimisht punën e parë e kanë filluar me një autoservis dhe një autolarje, kurse pas luftës ai tregon se është kthyer në Kosovë dhe ka filluar biznesin me autobusë ku ka punuar si shofer.

“Kena filluar me një autoservis dhe autolarje. Ne ishim katër vëllezër në Austri duke punuar kurse këtu ishin vëllezërit tjerë që filluan biznesin. Pas luftës menjëherë unë jam kthyer nga Austria dhe patë filluar punën me autobusë, një kohë të shkurt pata punuar si shofer autobusi. Në vitin 2000 kam filluar të merrem me ndërtime pasi fitova zanatin e mjeshtrit në Austri dhe kam punuar vet si mjeshtër i ndërtimit deri në vitin 2007.” – rrëfen Imeri.

Po ashtu Imeri tregon se kompania ka ndërtuar shumë në qytetin e lindjes në Vushtrri të cilin ka dëshirë ta zhvillojë, po ashtu edhe në Mitrovicë kurse tani ka filluar me shumë ndërtime në Prishtinë.

Ai ka treguar se po ashtu si familje kanë kontribuar edhe në luftë, por që asnjëherë nuk e kanë përmendur pasi pas luftës menjëherë kanë filluar të punojnë.

Kompania brenda saj përfshin edhe fabrikën e betonit dhe fabrikën e përpunimit të xhamit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se zgjedhjet në…