Rrëfimi i shqiptarit që mbijetoi tragjedinë greke: Për pesë minuta shpëtuam pa u djegur (Video)

26 korrik 2018 | 00:17

Eduard Hoxha është një prej shqiptarëve të mbijetuar në Mati afër Athinës, shtëpia e tij u shkrumbua e gjitha.

Në një rrëfim për “Vizion Plus”, ai tregon se ishte me shumë fat bashkë me gruan dhe dy fëmijët, pasi arritën të largohen në kohë duke i shpëtuar sulmit të flakëve.

“Për 5 minuta gjë, po të mos kishim dalë nga shtëpia do ishim djegur. Ishim në shtëpi kur plasi zjarri. Dolëm me të shpejtë”, ka deklaruar Hoxha.

Gjithsej në Mati ka 30 familje shqiptare, asnjë nuk është plagosur rëndë, por shqiptarët në këtë zonë thonë se ka dyshime që një burrë nga Himara ka humbur jetën.

“Dëgjuam tani, njëri nga Narta. Një shok na e tha”, deklaroi shqiptari.

E ndërsa zjarret janë shuar përfundimisht, familjet shqiptare po përpiqen t’i kthehen normalitetit. Ndonëse është e vështirë, ato po ndihmohen me ushqime e pajisje të tjera nga autoritetet.

“Për të fjetur kemi ndenjur tek njëri tjetri, tek shokët”, ka thënë i mbijetuari shqiptar.

Autoritetet greke ndërkohë konfirmojnë se deri më tani asnjë nga viktimat nuk rezulton të jetë shqiptar. I njëjti informacion vjen edhe nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

Kryediplomatja shqiptar në Athinë Adriana Hobdari,ka deklauar për  “Vizion Plus”,  se ekipet shqiptare janë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet greke.

Deri më tani rezultojnë pesë shqiptarë të lënduar, të gjithë kanë marrë plagë të lehta. Një grua ndodhet në spitalin Evangelismos, dy fëmijë të moshave 10 dhe 13 vjeç nga e njëjta familje në spitalin Agia Sofia, ndërsa dy të tjerë të plagosur lehtë në zonën e Mati, janë mjekuar në mënyre ambulatore, pasi plagët janë të lehta.

Një pjesë e ekipit të ambasadës greke ndodhet në terren, pasi po fillon gjetja e viktimave ose të mbijetuarve nëpër shtëpi. Pjesa tjetër e stafit të Ambasadës ndodhen në morg ku tashmë ka filluar identifikimi i kufomave nëpërmjet testeve te ADN-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i presidentit të ShBA-ve, Donald Trump”, në “Walk of…