Rregullohet pjesa e dëmtuar e digës së liqenit në Mirushë

24 janar 2021 | 16:46

Ditët e fundit Komuna e Malishevës ka qenë e angazhuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në infrastrukturë.

Në kuadër të këtyre intervenimeve është rregulluar edhe pjesa e dëmtuar e digës së liqenit në Mirushë, e cila ishte dëmtuar në dy herë gjatë vërshimeve.

Punimet e kryera në këtë digë i kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha,  drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe kryetari i fshatit Mirushë, Urim Thaçi.

“Fillimisht është mbushur pjesa e dëmtuar e digës me material përkatës, më pas është vendosur rrjetë me armaturë dhe në fund është betonuar ajo pjesë e dëmtuar e digës. Sanimi i digës është një intervenim urgjent i kryer në të, me qëllim të krijimit të sigurisë së përgjithshme dhe mosdëmtim të mëtutjeshëm të saj, më pas do të bëhet edhe rregullimi i tërësishëm i saj, përfshirë edhe shkarkimin e ujit në rast të rritjes së sasisë së ujit. Kjo digë, që nga ndërtimi i saj është dëmtuar dy herë gjatë vërshimeve, së pari në vitin 2016 dhe më pas në janar 2021, pasi në pjesën e poshtme të digës është shkaktuar gërryerje”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 11-të në Superligën e…