Rrëmbehet një e mitur në Fushë-Kosovë

11 korrik 2022 | 11:42

Një e mitur është rrëmbyer nga tre persona të panjohur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte duke u kthyer në shtëpinë e saj, kur të dyshuarit e kishin futur në një veture më ngjyrë të zezë me targa vendore, por më pas kishte arritur të largohej nga vetura.

Të miturës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar për 27-vjetorin e…