Rreshteri Afrim Bunjaku shpallet hero i Kosovës

25 shtator 2023 | 13:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur rreshterin Afrim Bunjakun hero të Kosovës. Ai është ararë dje në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës në veri të vendit.

Titullin hero e kanë pranuar dy djemtë e rreshterit Bunjaku.

Me këtë rast, Osmani në mbledhje përkujtimore, ka theksuar se Bunjaku ka sakrifikuar jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë, ndërsa nga sot është hero i Kosovës. Ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit, integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës. Sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i ndajë urdhrin më të lartë të Republikës, urdhrin hero i Kosovës”, ka thënë Osmani, duke e quajtur rreshterin Bunjaku trim dhe vetëmohues.

“Shteti ynë nga sot ka edhe një herë një kujtim më shumë, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës, për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një hero të vërtetë, një rreshter trim dhe vetëmohues, i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”, është shprehur Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra shtylla të reja të betonit, tok me përçuesit e…