Rreth 1 000 marinsa ukrainas janë dorëzuar në portin e Mariupol-it

13 prill 2022 | 21:11

Më shumë se 1 mijë marinsa ukrainas janë dorëzuar në portin e Mariupol-it. Kështu ka deklaruar të mërkurën Ministria ruse e Mbrojtjes, duke sinjalizuar se ishte afër kapjes së qytetit të shkatërruar – objektivi i tij kryesor strategjik në Ukrainën lindore.

Marrja e rrethit industrial “Azovstal”, ku marinsat ishin strehuar, do t’u jepte rusëve kontrollin e plotë të Mariupol-it, portit kryesor të Ukrainës në Detin Azov, dhe do të përforconte një korridor tokësor jugor përpara një ofensive të re të pritshme në lindje të vendit.

I rrethuar dhe i bombarduar nga trupat ruse për javë të tëra dhe fokusi i disa prej luftimeve më të ashpra në luftë, Mariupol do të ishte qyteti i parë i madh që do të binte që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 162 oficerë ishin në mesin e 1 mijë e 26 ushtarëve të Brigadës së 36-të Detare që ishin dorëzuar te forcat separatiste ruse dhe pro-ruse pranë uzinës së hekurit dhe çelikut Illich. Televizioni rus shfaqi fotografi të asaj që tha se marinsat dorëzoheshin, shumë prej tyre të plagosur.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse po sulmonin Azovstal-in dhe portin, por një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se ai nuk kishte informacion për ndonjë dorëzim.

Gazetarët e ajgjencisë së lajmeve ndërkombëtare “Reuters” që shoqëronin separatistët e mbështetur nga Rusia panë flakët të dilnin nga zona e Azovstal-it të martën.

Të hënën, Brigada e 36-të e Marinës së Ukrainës tha se po përgatitej për një betejë përfundimtare në Mariupol që do të përfundonte me vdekje ose kapje pasi trupave të saj u kishte mbaruar municioni.

Dhjetëra mijëra njerëz besohet se janë vrarë në Mariupol dhe Rusia ka grumbulluar mijëra trupa në zonë për një sulm të ri, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne kemi shkatërruar më shumë armë dhe pajisje ushtarake ruse sesa posedojnë aktualisht disa ushtri në Evropë. Por kjo nuk mjafton”, tha ai në një video në internet, duke shtuar se nëse Ukraina nuk merrte më shumë tanke, avionë dhe sisteme raketash, vende të tjera në Evropë do të ishin objektivat e radhës të Rusisë.

Franca dhe Gjermania u zotuan të dërgojnë më shumë armë.

Ukraina akuzon Rusinë për bllokimin e autokolonave të ndihmës për dhjetëra mijëra civilë të bllokuar në Mariupol.

Kryetari i saj, Vadym Boichenko, tha se Rusia kishte sjellë krematoriume të lëvizshme “për të hequr qafe provat e krimeve të luftës”.

Moska ka fajësuar Ukrainën për vdekjet e civilëve dhe ka akuzuar Kievin për denigrim të forcave të armatosura ruse.

Paralajmërim për armë kimike

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një mbështetës i flaktë i presidentit rus Vladimir Putin, u bëri thirrje ukrainasve të mbetur të strehuar në Azovstal të dorëzoheshin.

Inkursioni i Moskës në Ukrainë ka bërë që më shumë se 4.6 milionë njerëz të ikin jashtë vendit, të vrarë ose të plagosur mijëra dhe duke e lënë Rusinë gjithnjë e më të izoluar në skenën botërore.

Në fshatin Lubianka në veriperëndim të Kievit, nga ku forcat ruse ishin përpjekur dhe nuk kishin arritur të nënshtronin kryeqytetin përpara se të dëboheshin, një mesazh për ukrainasit ishte shkruar në murin e një shtëpie që ishte pushtuar nga trupat ruse.

Kremlini thotë se filloi një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar dhe “çliruar” Ukrainën, një mesazh që fshatarët thanë se u ishte përsëritur atyre nga trupat ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhevat Hasani Në këto dy javet e fundit janë organizuar…