Kosova duhet ta senzibilizojë faktorin ndërkombëtar për krimin e Serbisë kundër saj

13 prill 2022 | 20:45

Xhevat Hasani

Në këto dy javet e fundit janë organizuar disa debate televizive lidhur me përpjekjet e shërbimt sekret serb, për ta vrarë Dick Marty me atentat të fshehtë, me qëllim që kjo vepër kriminale t`u mbetej shqiptarëve, përkatsisht që t`i mbetej Kosovës si shtet.

Por këto debate televizive dhe reagimi i Kryeminstrit Kurti lidhur me këtë temë në parlament, i mjaftojnë sensibilizimit të brendshëm, por jo edhe senziblizimit të jashtëm ndërkombëtar.

Mendoj se për ta senzibilizuar faktorin ndërkombëtar lidhur me këtë përpjekje të regjimit serb kundër Dick Marty dhe Kosovës, ishte dashtë që Presidentja, Kryminstri dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, të bëheshin bashkë dhe ta hartonin një letër akuzuese (të bazuar tani më në faktet e bëra publike) kundër Serbisë.

Një letër e tillë ishte dashur t`u dërgohej institucioneve kryesore botërore dhe evropiane si:

– Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së;

– Këshillit të Sigurimit të OKB-së;

– Bashkimit Europian-BE-së;

– Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së dhe

– Ambasadave të vendeve të kuintit në Prishtinë.

Është e vëretë se lajmi për këtë krim të paramendur të regjimit serb ndaj Kosovës tani më ka marr dhenë, dhe se ai ka rënë edhe në veshet e krerëve të institucioneve botërore dhe evropiane të përmendura më lartë.

Por po ashtu është e vërtet se institucionet e lartpërmendura dhe krerët e tyre, ishte dashur ta ndiejn edhe reagimin e shtetetit të Kosovës në raport me këtë intrigë të tmerrshme të Serbisë kundër tij.

Thuhet se fëmijës që nuk qanë nuk i jep gji (qumësht) as nëna e vet!  Pastaj edhe mund të pyet bota: Ç`na qenka ky shtet shurdho-memecë (Kosova) që edhe në raste të tilla nuk reagoka…

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ramadan Avdiu Nga fundi i vitit të kalaur ishte…