Rreth 10 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

07 mars 2021 | 09:57

Aktualisht në vend janë 9 mijë e 175 persona me virusin Covid-19 aktiv, sipas IKSHPK-së.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 72 mijë e 500 persona, nga 325 mijë e 707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa, deri me sot kanë humbur jetën 1 mijë e 640 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61 mijë e 685 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, ka njoftuar dje IKSHPK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të…