Rreth 50 të vdekur nga fundosja e anijes në Afrikën Qendrore

21 prill 2024 | 13:33

Rreth 50 persona kanë vdekur pasi anija e tyre u fundos në kryeqytetin Bangui të Republikës Qendrore Afrikane.

“Ne u lajmëruam 40 minuta pas incidentit dhe shpëtimtarët ishin në gjendje të nxirrnin rreth 50 trupa të pajetë”, ka thënë kreu i Departamentit të mbrojtjes civile, Thomas Djimasse për “Reuters”.

Ai shtoi, në një intervistë telefonike, se kërkimet po vazhdojnë me më shumë njerëz që mund të jenë mbytur në lumin Mpoko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se…