Rreth 70 prona në Prishtinë dhe qytete tjera AKP-ja po i lëshon me qira
25 janar 2022
| 11:27
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka shpallur thirrjen për të gjithë të interesuarit për të marrë prona me qira.
APK-ja ka njoftuar se janë 68 prona të cilat janë të gatshme për t`i lëshuar me qira në disa qytete të Kosovës.
Afati për shprehjen e interesimit për marrjen me qira të këtyre pronave është data 31 janar 2022.
Sipas AKP-së në Prishtinë janë 20 prona; në Pejë 19; në Mitrovicë 3; në Prizren 18 dhe në Gjilan 8.
Hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet në pesë zyrat rajonale të qyteteve të laretëpërmendura.
Për të parë saktë pronat mund të klikoni KËTU.



